Partnerja e kryeministres serbe Ana Brnabic ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi është publikuar nga zyra kryeministrore, në një vend që ende nuk njeh akoma martesat e të njëjtit seks.
“Ana Brnabic është një nga kryeministret e para, partnerja e së cilës ka lindur gjatë kohës që ajo është në detyrë … dhe e para në botë që ka një marrëdhënie çift të të njëjtit seks”, tha zyra e saj më 20 shkurt.
Lindja mësohet se ka shkuar shumë mirë dhe të dy nëna dhe djali janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Sipas mediave vëndase djali i vogël është quajtur Igor, ndërkohë që në deklaratën e shkurtër për mediat nuk jepen detaje t ëtjera të lindjes.
Ligjvënësit serbë zgjodhën 43-vjeçaren Brnabic si kryeministre në qershor të 2017-ës duke shkruar kështu historinë duke zgjedhur kryeministren e parë femër të Ballkanit që deklaroi hapur prirjet e saj seksuale.
Martesat me të njëjtin seks nuk janë ende të lejuara në Serbi, por disa raporte thonë se ligjvënësit së shpejti mund të punojnë për këtë në mënyrë që të përafrohen me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Kryeminsitrja serbe dhe partnerja e saj me profesion mjeke Milica Djurdjic janë bashkë prej më shumë se 9 vitesh dhe ajo ka mundur të bëhet prind përmes fertilizimit.







Parashikimi i horoskopit, datë 21 shkurt 2019

Përse Karl Lagerfeld mbante gjithë kohën doreza!











