Udhëtimi surprizë i Meghan Markle në New York nuk është thjesht ‘pushim me shoqet’.
Arsyeja e vërtetë që qëndron pas këtyre ditëve pushimi larg Londrës është baby shower-i i shumëpritur dhe i planifikuar prej kohësh për fëmijën që dukesha pritet të sjellë në jetë së shpejti. Burime të shumta kanë konfirmuar se Meghan do të festojë së bashku me Princ Harry-n baby shower-in me miqtë e ngushtë në Manhattan.
Por cilët mendohet se do të jenë disa prej të ftuarve VIP dhe detaje të tjera për eventin privat?
TË FTUARIT
Meghan do të ketë 15 të ftuar në baby shower-in e saj, duke përfshirë Priyanka Chopra që do të udhëtojë enkas nga Java e Modës në Londër drejt festës, aktoren Abigail Spencer e “Suits” ku ka luajtur edhe vet dukesha, stilistet Misha Nonoo dhe Jessica Mulroney. Sigurisht që të ftuarit e baby shower nuk pritet që të ndajnë momente nga festa private në rrjetet sociale, megjithëse gjithë vëmendja do të jetë atje.
VENDNDODHJA DHE ORA
Sipas “Page Six”, festa do të mbahet në një hotel në Upper East Side dhe mendohet se me organizimin dhe koordinimin e gjithçkaje të jetë marrë mikesha e Meghan, Jessica Mulroney.
Feta është zgjedhur të mbahet specifikisht këtë javë pasi është shansi i fundit që Meghan të udhëtojë me avion përpara se të hyjë në javët e fundit të shtatzënisë.
Ky nuk do të jetë baby shower-i i vetëm që do të organizojë Dukesha e Sussex. Ky që do të mbahet sot është një nga dy organizimet në nder të bebushit/es mbretëror/e. Një tjetër festë është planifikuar të ndodhë pas kësaj të sotmes.
ÇFARË DO TË BËJË TJETËR MEGHAN NË NEW YORK?
Teksa festa e babay shower-it pritet të ndodhë sot, Dukesha e kaloi fundjavën me disa nga mikeshat e saj më të mira duke vizituar disa nga vendet e saj të preferuara në qytet e madje edhe duke bërë blerje për beba. Ajo është parë në ëmbëltoren Ladurée në Soho ku ka konsumuar macarons dhe çaj mes të qeshurash dhe batutash.
Meghan është duke qëndruar në njnë hotel me 5 yje në qytet dhe është parë të kryejë blerje për rroba fëmijësh në një dyqan rrobash për fëmijë.



Parashikimi i horoskopit, datë 19 shkurt 2019







Shën Valentini sipas Fatjona Lubonjës!









Horoskopi ditor: E dielë 17 shkurt 2019
