Nata e sotme do të shënojë një datë të rëndësishme në karrierën e saj muzikore. Koncerti që do të mbahet mbrëmjen e së dielës me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës e ngjit Elvana Gjatën në skenë pas tërheqjes 4 mujore për shkak të problemeve personale që u bënë të bujshme në media.
Elvana do të performojë në një event të organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Anita Muçaj, dhe ndryshe nga vitet e tjera koncerti do të jetë me ftesa dhe jo në shesh. E pak orë para eventit, artistja shqiptare që këto ditë po qëndron në Prishtinë ka preferuar të kalojë një mbrëmje mes miqsh.
Ajo së bashku me zonjën Haradinaj, gazetarin Alaudin Hamiti dhe stilistin e saj personal Valdrin Sahiti janë mbledhur për të darkuar në një ambient që ngjan më shumë si shtëpi sesa si restorant.
Këngëtarja shihet e reahatuar në karrigen e saj, e veshur me një bluze të bardhë sportive me kapuç e flokët e kapur bisht.
Koncerti me ftesa dhe i mbyllur për publikun do të mbahet sonte në mbrëmje në orën 20:30 në ambientet e Klan Kosova dhe pritet që të ftuar të jenë një sërë emrash e personalitetesh të shquar shqiptarë e jo vetëm.

Horoskopi ditor: E dielë 17 shkurt 2019











Një kopësht me trëndafila vetëm për Kylie Jenner







