KreuStil Jetese

Vajzat e njohura shqiptare që u llastuan nga partnerët këtë Shën Valentin

Ndoshta të shumtë mund të jenë çiftet e njohur që kanë zgjedhur të mos festojnë 14 shkurtin, dita e dashurisë është e shënuar për disa të tjerë. Personazhe të njohura kanë zgjedhur të festojnë dashurinë e tyre këtë Shën Valentin duke treguar kështu dedikim e xhentiles ndaj partnereve të tyre duke i dërguar buqeta me lule apo dhurata nga më të ndryshme.

Alma Bektashi– Një tufë trëndafilash të kuq nga bashkëshorti i saj, për të celebruar dashurinë edhe pas kaq shumë vitesh martesë.

Loredana- Mozzik ka zgjedhur që dhurata për bashkëshorten e tij Loredanën të jetë një çantë e markës MSM që kushton plot 995 dollarë.

Adelina Tahiri– E mësuar me dhurata luksoze gjatë vitit, një të tillë do të merrte edhe për Shën Valentin këngëtarja nga Shkupi. Ajo na tregoi se bashkëshorti i saj avokat i ka dhuruar një palë syze të markës Top Ford që kushtojnë 618 dollarë.

Anita Mucaj– Festa e dashurisë vazhdon të festohet në shtëpinë e kryeministrit të Kosovës. Ramush Haradinaj ka surprizuar bashkëshorten e tij Anita me një buqetë trëndafilash të kuq që në nisje të datës 14 shkurt.

Leonora Jakupi– Për jetën private të artistes nga Kosova nuk dihet asgjë. Ama zbuluam se edhe ajo e festoka festën e të dashuruarve. Leonora ka publikuar një foto nga buqeta e trëndafilave që i ka mbërritur ditën e sotme duke zgjuar kështu kuriozitetin se kush mund të jetë fatlumi?!

Ronela Hajati– Është apo jo e lidhur me Young Zerkën këtë duket se këngëtarja s’do na e konfirmoi asnjëherë. Por ama, festën e të dashuruarve Ronela e festoi me një tufë lulesh të cilat na i tregoi në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF