Ajo ka qenë padyshim një ndër banoret më të spikatura të Big Brother Albania kjo edhe për shkak të pamjes tërheqëse dhe formave sexy. E jeta e Rike Rocit, e cila prej vitesh jeton e punon në Itali, duket se po merr një tjetër drejtim e se ajo po realizon më në fund ëndrrën e saj: aktrimin.
Pasi mundi të përzgjidhet dhe të fitoi të drejtën për të studiuar në një nga akademitë më prestigjioze të kinemasë në Itali në Romë, Rikja ka rrëfyer për “Panorama Plus” se asaj i janë hapur shumë dyer në kinematografinë italiane.
“Jam duke punuar me regjisorë dhe casting regjisorë të serialeve të famshme “Gomorra”, “Suburra” etj., të cilët më zgjodhën për projektet e tyre. Synimi im është kinemaja, normal, por disa xhirime janë bërë dhe ende s’e di kur do dalin”, sqaroi ajo për “Panorama Plus”.
Rike Roci u bë qendër e vëmendjes edhe në botën futbollistike kur objektivët e forografëve veçuan portretin e saj në imazhet më të bukyra të tifozeve në kampionatin e fundit europian, teksa bukuroshja shqiptare qëndron krah mikes së saj në shkallët e stadiumit.





Horoskopi ditor: E dielë 17 shkurt 2019











Një kopësht me trëndafila vetëm për Kylie Jenner



