
Dashuria ishte më e vjetër se kalldrëmi e shtruar në rrugët e atij qytet. Ai e ndjeu atë, pafundësisht, në ecjen e saj delikate sikur ajo po puthte sipërfaqen e ftohtë të çdo guri të vjetër. Duke vëzhguar pa ndrojtje anën e saj femërore nëpërmjet lëvizjes së trupit në kënaqësi, për një moment, ai humbi fijen e mendimit. Çdo minutë i shtoi paaftësisë së tij detaje që sa shumë dëshironte ti kuptonte pazgjedhur kush e terhiqte atë më shumë, lëkura e saj, flokët e saj, aura e saj, e të qënurit ajo, çfarëdo qoftë, ishte e dëshiruar.
Ai ishte aty për të mos-shtuar asgjë, përveç’se ndjenjën. Në pafundesi ai gjeti veten diku në botë ku i lejohej vetëm poetëve. Ndjesija i takonte momentit dhe ishte e tëra e tij. Vendosi të ishte një viktimë e ndjenjave. Diçka që ai nuk mund ta kuptonte, por nuk kishte as nje përgjigje tjeter. Diçka e rrallë. Një meditim në rrugëtimin më të gjatë që ai kishte bërë ndonjëhere.
A ishte dashuria po aq e ndjeshme sa ai? A ishte ai ndjenja, apo ndjenja dhe ai? Kjo ishte një pyetje e drejtë,- mendoi ai me narcisizem. Dëshironte të ishte i veçantë për atë ndjenjë. Pse jo, edhe ‘selfish’ (egoist). Por përkëdhelia udhëtoi nën lekurën e tij me një çmim. Si kutia e pandores, ai mori frymë me atë vetëm një herë. I hutuar nga parregullsia e pëshpërimes së zemrës, edhe akrepat e orës ne pulsin e tij ndaluan. Kaq e fortë se ai debatoi për të zgjedhur midis frikës apo dashurisë, të dyja të pranishme njësoj.
Ai zgjodhi të fundit, edhe pse ai e dinte se të dyja ishin të pandara. Ndjenja ishte nje vagabond kënaqesie qe luante me të. Si e dehur i dhuroj atij gjithçka por edhe absolutisht asgjë. Joshja e injorancës ishte pothuajse orgazmike. Dashuria u bë bashkëjetesa më i dëshiruar. E lëngëshme. E mjegullt. Fryma e saj ishte e shkruar mbi të. E zotëronte atë duke e ditur se ishte opium i ëmbël. Nuk kishte racionalitet në mëndjen e tij. Ndjenja e tij njerëzore papritur nuk kishte kronometër. Erotika i ndjenjave të tij nuk mund të ishte e kënaqur me një fjalë humane. Pasioni i tij udhëtoi tokën e pafund me epsh përdrejt askund, i dehur si në ëndërr. Koha atë natë humbi kuptimin e saj, sikur të udhëtonte drejt një infinit zero, ndërkohë që u fantazia zëvendësohej papritur dhe shpesh nga emocionet.
Pa dëshirë ai ishte subjekt i mëshirimit të tij. Ndjenja ishte më e turpshme sesa mendimi. Si të dashurosh? Askush nuk e mësoi atë se si të dashuronte, madje edhe më keq, ne padituri se si të mos dashuronte? Një pyetje e tillë mund të kishte qenë e paarsyeshme, por në fund të fundit, ndjenja nuk u kujdesej për arsyetimin njerëzor. Në egoizëm, vuajtja ishte gjuha më e sinqertë e shpirtit. Ai u ndje i lodhur nga pëshpëritjet e instinktit të tij kur ajo afrohej dhe largohej po me aq delikatese.
Ndër kohëra, ai bashkëjetonte vetëm me ndjenjën në mendjen e tij, shpesh me histori të përsëritur, gjë që sipas tij ishte edhe më mizore. Pa e ditur ai pranoi ëmbëlsinë e hidhur, duke ushqyer kujtesën e tij të përhershme. Një dashuri e tillë ishte për përjetësinë, e lënë në kuptimin e saj të pastër, të paprekur nga koha. Monotonia e mendimit, si çdo gjë tjetër, mbizotëroi me një fuqi egoiste. Megjithëse ai herë pas here e pranoi veten se mendja e tij kishte një udhëtim të vetin. Njëherë e një kohë, ai u njoh me dashurine dhe për herë të parë nuk e dinte se çfarë të bënte me të. Që atëherë, në çdo ditë të Shën Valentinit, Ai, mbyllte sytë dhe atje, në botë e pafolur, takonte Atë.
©Fatjona R. Lubonja
Dr. Lubonja është autore dhe studiuese në fushën e Edukimit dhe Neurologjisë Shkencore. Ajo është Fellow në institutin prestigjoz të studimeve të trurit “Zuckerman Brain & Mind Institute, Columbia University, New York”









Horoskopi ditor: E dielë 17 shkurt 2019










