
DASHI
Nëse keni pasur dëshirë të jepni mësim, sot është dita për ta filluar
atë. Gjithashtu po të doni të nisni një projekt për dikë, realizojeni.
Shumë ide mund të kalojnë në mendjen tuaj.
DEMI
Sot do të takoheni me shumë miq të mirë. Gjithashtu do të jeni në një
ngjarje sociale. Disa nga ata persona, vijnë prej shteteve të largëta,
ose mbajnë profesione interesante pune.
BINJAKET
Energjitë e sotme do t’ju bëjnë të përparoni drejt qëllimeve tuaja.
Jepni më të mirën për të shfrytëzuar potencialin intelektual. Filloni
projekte të reja, që kanë interes për ju.
GAFORRJA
Ju mund të vendosni të provoni disa shkrime. Gjithashtu do të keni një
subjekt të veçantë për të shprehur. Udhëtimet janë pjesë e dëshirave
tuaja, pasi ato ju japin mjaft kënaqësi.
LUANI
Sot do të mendoni për ëndrrat tuaja. Disa prej tyre, mund të jenë për
të filluar një projekt të ri të një lloji ndryshe nga të tjerët.
Veproni siç duhet, për të pasur rezultat.
VIRGJERESHA
Një telefonatë nga një partner, do t’ju bëjë të luani rolin e një
shitësi. Çfarë do që të bëni, ju do të keni sukses. Gjithashtu, do të
arrini t’i bindni të tjerët mjaft mirë.
PESHORJA
Sot me paranë dhe kreativitetin tuaj do të keni sukses. Fuqitë tuaja
intelektuale do të jenë në rrugën e duhur. Ju do të jeni më të mirë se
zakonisht, në të shprehur idetë që keni.
AKREPI
Sot do të keni një pasuri të tërë me ide të reja. Ju do të doni t’i
ndani ato me njerëzit tuaj më të afërt. Gjithashtu, kjo ditë do të
sjell optimizmin dhe entuziazmin e duhur.
SHIGJETARI
Ju mund të ndiheni të frymëzuar për të bërë ndryshime në shtëpinë
tuaj. Imagjinata juaj, do t’ju lehtësojë parashikimin sesi do të duken
dhomat më pas. Kërkoni ide nga të tjerët.
BRICJAPI
Ju do të doni të tregoheni të matur, për të shpenzuar nëpër dyqane.
Shikoni për gjërat që doni, por mos bëni blerje sot. Kështu, ju do të
reflektoni, mbi atë që keni vërtet nevojë.
UJORI
Sot ju do të dalloheni për zgjuarsi dhe kompetenca për të bindur të
tjerët. Këto cilësi do t’ju sjellin sukses në karrierë dhe financë.
Kjo është pozitive për të ardhmen tuaj.
PESHQIT
Intelekti dhe mënyra e të shprehurit ju kanë shërbyer gjithmonë. Kjo
tregon se ju do të përparoni drejt qëllimeve tuaja. Ju jeni duke
avancuar në drejtimin që keni dëshiruar.








Horoskopi ditor: E dielë 17 shkurt 2019











Një kopësht me trëndafila vetëm për Kylie Jenner
