KreuStil Jetese

Ndërkohë që rrjeti ziente për lidhjen e re, ja ç’bënte Arbana Osmani!

Emri i Arbana Osmani do të ishte në qendër të vëmendjes përgjatë ditës së dielë për shkak të thashethemeve më të fundit rreth saj.

Përflitet se moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” pas divorcit mëe bashkëshortin e saj, thuhet se ka nisur një histori të re dashurie me regjisorin e programit, Eduart Grishaj.

E teksa rrjeti ziente nga thashethemet, Arbana së bashku me djalin 4-vjeçar Jonin, prindërit, vëllain e mbesën dhe miken e ngushtë Xhemi Shehun ka festuar ditëlindjen e nënës së saj Teutës në juglindje të vendit, me gjasa në Korçë. Duke shmangur çdo lloj reagimi mbi thashethemet në fjalë, Arbana ka publikuar foto nga momentet kur i bir dhe mbesa ndërtojnë plakun e dëborës, një selfie me Xhemin dhe një foto të së ëmës duke i uruar ditëlindjen.

Kështu, Arbana ka zgjedhur të mos reagoi e të mos bëjë asnjë koment, njësoj siç bëri edhe me lajmet e divorcit nga bashkëshorti.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF