KreuStil Jetese

Burberry kërkon falje pas sfilatës! Sulmohet për veshjen dhe e tërheq nga tregu

Ka një numër të madh e në rritje të markave luksoze që kanë rënë pre e keqkuptimeve në sytë e publikut, duke përfshirë edhe golfin e zi të Gucci-t

apo aksesorin e zi kukullë të çantave nga Prada.

E tashmë në listë mund të shtoni edhe Burberry!

Stilisti Riçardo Tisci debutoi koleksionin e tij të vjeshtë/dimër të vitit 2019 në Javën e Modës në Londër dhe paraqiti një bluze sportive me kapuç me litar rreth qafës.

Liz Kennedy, modelja që kishte veshur bluzen në pasarelë, reagoi në Instagram për të shprehur frustrimet e saj duke kujtuar se sa e bezdisshme ka qenë për të përgjatë provave dhe parakalimit në sfilatë me veshjen në fjalë.

“Vetvrasja nuk është e modës, nuk është diçka magjepsëse dhe meqenëse kjo shfaqje i është dedikuar të rinjve që shprehin mendimin e tyre, po e nis unë. Riccardo Tisci dhe kushdo tek Burberry si mund të lejoni një veshje të tillë me një litar rreth qafës, si ai që përdoret për t’u vetvarur në tavan.”, shkruan modelja. Kennedy pohoi se në dhomën e provës ekipi i Burberry-t qeshte teksa e shihte atë veshje tek ajo. “Kërkova të flisja me dikë për këtë gjë por e vetmja gjë që mund tha ishte të shkruaja një letër për këtë çështje”.

Pas valës së reagimit lidhur me shfaqjen e Burberry-t. marka e njohur lëshoi një deklaratë për të kërkuar falje për debutimin e bluzes në fjalëdhe madje vendosi ta heqë dizajnin nga koleksioni i ri. “Na vjen thellësisht keq për zemëratën e shkaktuar nga një produkt i koleksionit tonë të Vjeshtë/Dimër 2019”, tha për “Fortune” drejtori ekzekutiv i Burberry-t, Marco Gobbetti. Ky i fundit tha se e ka thirrur modelen për t’i kërkuar falje sapo ishte vënë në dijeni të shqetësimit dhe menjëherë hoqën nga tregu produktin dhe gjithë imazhet ku përfshihesh ai.

Sipas tij dizenjuesi u frymëzua nga tematika detare që qëndronte në qendër të këtij koleksioni, pa qenë i vetdijshëm se ishte duke bërë një gabim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF