KreuStil Jetese

Bashkëshortja e futbollistit Granit Xhaka harxhon kaq shumë për një fustan Louis Vuitton!

Futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita kanë qenë të ftuar së fundmi në një event dhe përpos faktit se duken kaq bukur, sytë mbeten te fustani i bukuroshes brune.

Fustani i shkurtër i mëndafshtë me mëngë të gjata, me fruda e që lidhet te pjesa e qafës me kombinim ngjyrash e printesh gjeometrike është i markës Louis Vuitton dhe që Leonita ka zgjedhur ta kombinoj me një palë sandale ngjyrë argjendi me rripa të së njëjtës markë.

Por ky kombinim, edhe sipas faqes whattheywearin në Instagram- i ka kushtuar bashkëshortes së futbollistit shqiptar plot 5720 euro pasi vetëm fustani i koleksionit Vjeshtë/Dimër 2018 ka një çmim marramendës prej 4900 eurosh, ndërsa sandalet  kushtojnë 820 euro.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF