Fansat aluduan përfundimin e e lidhjes kur artistja Lady Gaga u pa pa unazën e fejesën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy fundjavën e shkuar. Dhe Lady Gaga konfirmoi se lidhja e saj me Christian Carino ka përfunduar, sipas People.
Burimet e afërta pranë çiftit kanë thënë se marrëdhënia e tyre nuk funksionoi mirë disa muaj pasi ai i propozoi asaj me një unazë me gur të madh diamanti. “Lidhja ndonjëherë thjesht përfundon dhe nuk ka më vend për histori dramatike”, tha burimi. Lady Gaga nuk e përmendi ish-in e saj 49-vjeçar gjatë fjalës së saj falenderuese pasi kënga e saj “Shallow” fitoi çmim Grammy në 10 shkurt, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se fejesa me menaxherin e saj kishte përfunduar.
Ylli i muzikës pop parakaloi e vetme në Tapetin e Kuq së fundmi dhe fansat menjëherë spikatën mungesën e diamantit në gishtin e saj. Çifti thuhet se nisi lidhjen në shkurt të 2017-ës pasi Gaga i dha fund fejesës me aktorin Taylor Kinney. Ky i fundit i propozoi gjithashtu artistes me një unazë me gur në formë zemre pas katër vitesh lidhjeje.






Parashikimi i horoskopit, datë 19 shkurt 2019







Shën Valentini sipas Fatjona Lubonjës!






