KreuStil Jetese

Çfarë thotë Xhemi për Arbanën, pas lajmeve për lidhjen me regjisorin?!

Prej ditësh tashmë po flitet për romacën e re të dashurisë mes Arbana Osmanit dhe regjistorit të emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Një ndër njerëzit më afër moderatores së Top Channel është edhe Xhemi Shehu me të cilën Arbana ka një lidhje të ngushtë e shpesh cilësohen si mike të pandara.

Mëngjesin e së premtes, Arbana dhe Xhemi e kanë nisur në shoqërinë e njëra-tjetrës e teksa konsumojnë kafen e mëngjesit në një nga lokalet e kryeqytetit, prezantuesja e “Portokalli” i ka shkrepur ‘vjedhurazi’ një foto mikes së saj duke buzëqeshur e në të shkruar: “Ne bëjmë një gjë që quhet çfarë na do qejfi”.

Të ketë kjo deklaratë lidhje me thashethemet e fundit që qarkulljnë për Arbanën dhe Grishaj-n? Kujtojmë se Xhemi dhe regjisori kanë njohje bashkë e në fotot e tyre në Intagram mund të gjesh dhjetra komente që tregojnë edhe shoqërinë e tyre, duke qenë se regjisori mund të jetë në një lidhje dashurie me shoqen e saj të ngushtë.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF