Garderobën perfekte e ka kthyer në misionin e jetës së saj, dhe sot, Alexa Chung konsiderohet si një nga stilistet më influente në botë.
Bashkëpunimet e suksesshme me Madewell dhe AG Jeans ia hapen rrugën stilistes së re për të imponuar stilin e saj me fustane te fryra feste, kepucët e sheshta te tejdukshme, fundet perfekte të ngushta pas trupit e pastaj, dhe këpucët klasike me takë mesatare. Por asnjë veshje e bukur nuk quhet e kompletuar pa një palë syze të përshtatshme dielli.
Chung doli me idenë e syzeve të mëdha të frymëzuara nga vitet 80`, dhe ka një arsenal të vërtetë të këtyre objekteve“ retro“.
Por si ta dallosh a janë të përshtatshmet për ty?Alexa thotë se këtë pyetje e shtron edhe kur vjen fjala tek rrobat, dhe përgjigja e saj është e thjeshtë: do marrësh ato që të bëjnë të dukesh “ cool“, ose më saktë, të dukesh më “super“ me ato sesa kur nuk i kishe. Kjo është e gjitha!














Parashikimi i horoskopit, datë 21 shkurt 2019

Përse Karl Lagerfeld mbante gjithë kohën doreza!




