KreuStil Jetese

Ndërkohë që Shkëlzeni takon fëmijët, ja çfarë bën e fejuara e tij Armina!

Shkëlzen Berisha ka udhëtuar drejt Suedisë për të takuar fëmijët e tij dhe një foto me të birin, tashmë adoleshentë e ka postuar edhe në Facebook.

Por çfarë bën Armina, e fejuara e tij aktuale ndërkohë që partneri i saj i dedikon fundjavën fëmiijëve që jetojnë me të ëmën?

Armina, e cila, pasi ka parë foton e partnerit me djalin në Facebook, nuk i ka kursyer zemrat në koment, momentalisht gjendet në Milano dhe jo pa shkak.

Blogerja shqiptare ka udhëtuar një ditë më parë drejt Italisë për të qenë prezent në Javën e Modës që po mbahet në Milano. E ftuar nga disa shtëpi mode, Armina ka qenë e pranishme në sfilatat e mbajtur dje dhe ka sjell në Instagramin e saj live momente gjatë prezantimit të koleksioneve të fundit të markave të njohura.

Pas kësaj, Armina ka shijuar një darkë me një mikeshë të sajën në nëj nga restorantet e Milanos.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF