Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars 2019 ka qenë e pranishme edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti. Kjo e fundit ka marrë pjesë në after-partyn e organizuar për të 27-tin vit nga Elton John, “AIDS Foundation” që fton yjet për të parë ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe për të mbledhur fonde në nder të kauzës së rëndësishme.
Në mesin e emrave më të njohur ka qenë edhe artistja shqiptare e cila, këtë vit ka rrëmbyer vëmendjen e gjithë publikut për pamjen e saj. Bleona u shfaq me flokët e kapur, ndërsa kishte veshur një fustan ngjyrë gri me gura e xixa metalizato nga stilisti Valdrin Sahiti dhe me imazh të kuruar nga make up artistja shqiptare Lili Ismaili.
Ndryshe nga zhurma e shkaktuar në daljet e mëparshme në tapetet e kuq ku është ‘sulmuar’ për lakuriqësinë, kësaj here Bleona po që duket NJË YLL!

Festa e vërtetë e Oscars është : After Party











Parashikimi i horoskopit, datë 23 shkurt 2019







