Cilado femër që është bërë nënë e di mirë se barku që mbetet pasi sjellë në jetë bekimin e saj nuk zhduket aq shpejt apo si me magji! Megjthatë asnjëra prej nesh nuk duhet të ndihet e kompleksuar për këtë e duhet t’i japë kohë trupit që të rimarr veten.
Sigurisht që barku apo kilogramët e mbetur pas lindjes nuk kanë përse të na zbrapsin për t’u veshur bukur e plot stil andaj nëse nuk ju vijnë në mendje ide se si mund të vissheni me stil e të fshihni barkun derisa ta ktheni atë në formën më të mirë, ne ju sjellim disa hile që ndjekin edhe vajzat e njohura shqiptare që jaë bërë nëna së fundmi.
1- E zeza, ngjyra ‘magjike’
Në ka një ngjyrë që të tregon më elegante e të ndihmon të fshehësh edhe kilet pas lindjes ajo është e zeza! Ajola Xoxa që u bë nënë në fillim të tetorit, dy muaj pas lindjes shkëlqeu e tëra në të zeza në dalje e saj te “Kënga Magjike në fillim dhjetori, vetëm 2 muaj pasi solli në jetë djalin Kajan.
2- Çantën në qafë dhe hidhe para barkut
Hiqeni vëmendjen nga kilet e pjesës së barkut duke bërë që sytë e atyre që ju shohin të shkojnë diku tjetër. Për ta bërë këtë mund të përdorni fare mirë çantat me rrip të gjatë që vendosen si fashë miss-i e hidheni atë përpara barkut.
3- Bluzja brenda se kështu je edhe trendi
Pantallonat me bel të lartë qofshin sportive, xhinse, apo serioze nuk kanë përse të qëndrojnë të palosura në dollap. Ato janë një zgjedhje shumë e mirë dhe lehtësisht të kombinueshme me një t-shirt, pulovër apo këmishë e futur brenda në pjesën e barkut duke krijuar aty një fryrje-palosje me stil.
4- Lidh diçka në bel dhe ‘voila’
Mund të veshësh çfarë të dëshirosh mjafton të lidhësh diçka në bel dhe ja! Moderne, me stil dhe një hile që ndjekin shumë vajza që sapo janë bërë nëna. Fustan me lidhje, një rrip në bel apo një çantë beli mjafton një aksesor në mes dhe jeni gati për të shkëlqyer edhe në përditshmërinë tuaj.
5- Nëse do të jesh rehat, ktheju sportives
Kostumi sportiv jo vetëm që ju ofron rehati por ju bën të dukeni edhe shumë bukur. E nëse nuk pëlqeni pantallonat sportive apo streçet për një hile të tillë mund t’ju mjaftojë vetëm një bluze sportive ose ‘hoodie’.
6- Fruda, fruda, fruda
Po vjen pranvera dhe ësnhtë koha për të përqafuar aleatët tuaj më të mëdhenj të kësaj stine: fustanet. Sigurohuni që t’i zgjidhni ato me lule dhe me shumë fruda, sidomos te pjesa e belit apo e kraharorit që të hiqni bbëmendjen nga barku.


Shakaja pa kripë e Harry-t vë në siklet Meghanin

Horoskopi ditor, 27 shkurt 2019













PAMJE/ Brenda shtëpisë së Eranda Libohovës


Në Oscars ishte dhe Bleona dhe dukej një YLL

Festa e vërtetë e Oscars është : After Party
