I pamë tek sfiluan gjatë pasarelave të modës në Londër, Paris dhe Milano. Në krah të çdo blogereje dhe personazheve të njohura të botës së spektaklit, po ju prezantojmë çantat të cilat do të jenë mbretëreshat e këtij sezoni. Të rejat e fundit nga ky sektor? Rikthehen fuqishëm jo vetëm çanta tashmë të kthyera në kult. Por ka një gamë të gjerë dhe shumë interesante. Veçojmë çantën C të markës së njohur Chloe, e cila u pa në pasarelë. Çanta me emra të thjeshtë, si ajo e sapokrijuar nga kjo shtëpi mode, e ideuar nga Natasha Ramsay – Levi, dhe e konkretizuar nga Clare Waight Keller, kreu i Chloe, me një formë të papërcaktuar. Apo rasti i Egg bag e Louis Vuitton, me një formë surrealiste, atë të vezës tek mini mini nini e Le Petit Vanity e Jacquemus aq e vogël, sa që brenda ka vend vetëm për një pasqyrë.
Louis Vuitton, Egg bag
Dior, Saddle Bag






Shakaja pa kripë e Harry-t vë në siklet Meghanin

Horoskopi ditor, 27 shkurt 2019












