KreuStil Jetese

Angelina Jolie rrugëve të LA veshur thjesht por plot stil

Angelina Jolie e ka kaluar të dielën pranë familjes dhe është fotografuar me dy fëmijët e saj në Los Angeles. Aktorja 43-vjeçare u pa xhiro me djalin Pax 15 vjec dhe vajzën Vivienne 10 vjeç.

Ylli i Hollywood kishte veshur një fustan të zi e të gjatë, taka të zeza lëkure dhe një pardesy ngjyrë kafe. Sigurisht nuk kishte si t’i mungonin edhe aksesorët syzet dhe vathët me gur diamanti dhe çanta e vogël (clutch) Louis Vuitton.

Sa i përket fëmijëve, Pax kishte veshur një bluze sportive dhe xhinse gri e atlete bardhë e zi, ndërsa 10-vjeçarja dukej shumë e lezetshme me paliçetat xhins dhe një t-shirt të verdhë.

Krahas Pax dhe Vivienne, Angelia dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt kanë edhe 4 fëmijë të tjerë. Hera e fundit që janë parë të gjithë bashkë ka qenë më 25 shkurt në New York, një dalje e rrallë e Jolie me 6 fëmijët Pax, Shiloh, 12, Zahara, 14, Maddox, 17 and binjakët Vivienne dhe Knox.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF