KreuStil Jetese

Sherri Beatrix-Anxhelina! Flet më në fund Albërije Hadërgjonaj dhe sqaron gjithçka

Prej muajsh tashmë po aludohen arsyet e përplasjes që ka ndodhur mes dy kushurirave të njohura të showbiz-it shqiprtarë: Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj. Asokohe u tha se arsyeja e sherri mes tyre ka qenë make up artisti i njohur Ariel, i cili është mik i ngushtë i Anxhelinës.

 

Jo vetëm kaq por u tha se hatërmbetja mes dy gocave të tezeve mori përmasa edhe më të mëdha që përshiu edhe mamatë e tyre motra. Për këtë situatë të koklavitur mes dy familjeve e ka sqaruar vet artistja Albërije Hadërgjonaj gjatë një interviste të dhënë në emisionin “E Diell”.

E ftuar dje në “E Diell”, nëna e Anxhelinës, Albërija nuk e mohoi sherrin mes kushërirave dhe bujën që pason në media.

“Fëmijët e motrës sime i dua shumë. Ndonjëherë bëjnë zënka për gjëra të vogla, pastaj e heqin njëra-tjetrën nga Instagrami, portalet fillojnë të bëjnë lajmet dhe kështu me rradhë”, rrëfeu ajo.

Por duke dashur të lërë pas këtë temë e për të treguar se marrëdhënia mes saj, motrës dhe mbesës janë shumë të mira, artistja ka shtuar:

“Përderisa unë këto ditë që jam në Shqipëri po jetoj te shtëpia e motrës sime, a nuk bien poshtë këto që po thoni ju? Shkojmë shumë mirë me njëra–tjetrën, nuk ka asgjë për t`u shqetësuar”, tha duke qeshur Albërija.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF