KreuStil Jetese

Cfarë ka fustani i Burberry, i veshur nga Irina Shayk që i bëri të gjithë të flasin për të?

Shkëlqim, risi dhe guxim: këtë nënkuptoi Met Gala 2019 në edicionin e 71-të të saj, të zhvilluar në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork. Ashtu si përherë, eventi ishte vërtet special, dhe yjet nuk zhgënjyen paska tek kapitulli I veshjes. Por për Irina Shayk, vazhdon të flitet akoma, edhe pse kaluan tre ditë. Modelja bukuroshe kishte një fustan Burberry prej kadifeje blu të errët, me një të carë të thellë e të guximshme përpara, e cila përcillte sensualitet në dozën e duhur, dhe e bënte të gjithë pamjen më imponuese.

Me mëngën e fryra, fustani I puthitur pas trupit dhe I derdhur në pjesën e poshtme, u konsiderua jo vetëm I bukur për syrin, por edhe madhështor! Irina për më tepër e kishte kombinuar me doreza të gjata, të së njëjtës ngjyrë, cka i shtonte elegancën duke e bërë të dukej si krijim të një tjetër epoke, por të përshtatur bukur për kohën tonë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF