KreuStil Jetese

Fotoja e Elita Rudit ( 2 muaj pas lindjes) bezdis ndjekësen: “ Ka mbuluar barkun që ….“!

Ishte një foto që mori shumë pëlqime, e u komentua me admirim edhe nga vetë bashkëshorti I saj; ishte e pamundur të mos mendoje se Elita Rudi aty duket vërtet mirë, sidomos po të mendosh që s`ka vecse dy muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj, Zëri. Por do të ketë gjithmonë një mendim ndryshe. Veshja e moderatores që ekspozonte barkun, falë një gjysëm kanotjereje, e tregonte atë shumë në formë.

Megjithate, një ndjekëse mendon se është pikërisht falë belit të lartë të pantallonave që Elita ka kërkuar të mbulojë ndonjë difekt, për tu dukur sa më mirë.  “E paska mbuluar barkun. Një nënë e re duhet të jetë krenare për strijat ose barkun që nuk bie menjëherë pas lindjes. Jo të dukesh gjoja perfekte”,- ka shkruar ajo.

Elita iu përgjigj:  “Postoj edhe video në ‘Instastoy’ e dashur, mos u bë merak. Nuk kam strija, por siç duket kam vijën e zezë që ndryshe në anglisht quhet ‘Linea Nigra’. Prandaj nuk jam perfekte. Jam siç jam! Nëse nuk ndihesh mirë ose nuk të jap energji të mirë, të lutem vetëm bëj ‘unfollow’. E ke te lehtë”!!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF