Portieri i njohur Iker Casillas është shtruar me urgjencë në spital. 37-vjeçari ka pësuar një sulm kardiak-atak- në zemër gjatë në fushën e blertë gjatë kohës që stërvitej me skuadrën e tij, Porton.
Portieri i shpallur Kampion Bote në 2010-ën me kombëtaren e Spanjës pësoi komplikacionin shëndetësor mëngjesin e së mërkurës e sipas mjekëve gjendja e tanishme e sportistit është e stabilizuar dhe e mirë. Ka qenë vetë Casillas që ka qetësuar fansat e tij pak orë më pas duke thënë se çdo gjë tashmë është nën kontroll.