KreuStil Jetese

PREKËSE/ Do të festonte sot ditëlindjen, Ajola Xoxa për të atit e ndjerë: “Gjej një mënyrë të kthehesh tek unë”

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë një dedikim prekës për babain që nuk jeton më.

 

Në një foto përqafuar me të atitn, Arben Xoxës, në njërën nga ditëlindjet e tij, ajo ka zgjedhur të bëjë një dedikim në këtë ditë kaq të rëndësishme që shënon ditën e lindjes së të ndjerit.

‘Gëzuar ditëlindjen shpirt i bukur. Të lutem gjej një mënyrë të kthehesh tek unë’, shkruan Ajola bashkëngjitur fotos.

Arben Xoxa, publicist i njohur, ndërroi jetë në muajin shkurt të këtij viti për shkak se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Që nga ajo ditë, Ajola Xoxa nuk lë rast pa ndarë me në mallin, dhimbjen dhe boshllëkun që ka lënë tek ajo largimi i parakohshëm nga jeta i babit të saj.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF