Sovrania spanjole nisi një vizitë zyrtare në Mozambik, dhe këtë e bëri me një veshje të thjeshte, që duhet të ishte sport sepse bëhej fjalë për një fustan xhins, por që në fakt, u kthye në një tjetër shembull elegance. Fustani është krijim I Carolina Herrera-s. Letizia e kishte kombinuar me këpucë me takë të së njëjtës ngjyrë.
Xhinsi konsiderohet materiali perfekt për udhëtime sepse është komod dhe nuk rrudhoset shumë.
Bashkëshortja e mbretit Felipe nuk është megjithatë e para pjesëtare e një familjeje mbretërore që preferon fustanet e xhinsit: Meghan Markle veshi në 2018-tën një të tillë, krijuar po nga Carolina Herrera.