Më 2 maj Tuna festoi ditëlindjen e djalit dhe kishte zgjedhur të vishte një kostum të kuq ndërsa ra në sy aksesori që mbante në qafë: një varëse gold me emblema me simbole.
Nuk kaluan pak orë kur prezantuesja Luana Vjollca publikoi një foto dhe gjejeni çfarë? Mbante në qafë të njëjtën varëse si ajo e Tunës. Në foton e publikuar, Luana paralajmëroi për klipin e ardhshëm që doli mbrëmjen e 3 majit, ndonëse pak kush e vuri re këtë detaj të përbashkët të dy vajzave të showbiz-it.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që artistja nga Shkupi mban këtë aksesorë sepse në një set fotografik të realizuar ditë më parë e veshur me kostum ngjyrë portokalli shfaqet me të njëjtën varëse.
Ajo që s’mund tëthuhet me siguri është se kush e ka bërë të sajën këtë aksesorë!