E mërkura që sapo lamë pas solli në ekranin e Top Channel, në Soiree grupin e famshëm, Djemtë e Liqenit, të cilët pas shumë vitesh u rikthyen në ekran.
Rikthimi i Djemve të Liqenit në ekran solli edhe rikthimin e një tjetër personazhi në ekran: Juela Meçani.
Gazetarja dhe ish-zëdhënësja e qeverisë u shfaq për herë të parë pas 3 vitesh në ekran dhe sipas saj, kjo erdhi vetëm për shkak të djemve.
Teksa po fliste për Djemtë e Liqenit, Juela ka rrëfyer edhe për të atin, duke thënë se do të ishte njeriu më i lumtur në botë nëse do ta shihte atë mbrëmje.
“Kam një peng të madh… do doja shumë ta shihte këtë mbrëmje dhe të gjithë çunat bashkë. Me siguri do të ishte njeriu më i lumtur në botë. Ai punonte në Radiotelevizion dhe, edhe pse kishte kosto ai i donte dhe i dëgjonte çunat!”, – rrëfeu e prekur Meçani.


Parashikimi i horoskopit, datë 9 maj 2019







Parashikimi i horoskopit, datë 8 maj 2019






Parashikimi i horoskopit, datë 7 maj 2019




