Episodi 5 i sezonit 8 të “Game of Thrones” ndau fansat për opinionet e tyre si asnjëherë më parë, pasi panë zhvillimet në betejë. Shumë prej tyre nuk e pëlqyen evolucionin e Daenerys (që me sa duket stonon dhe për vetë aktoren Emilia Clarke) gjatë këtij episodi. Fansat e cilësuan çmendurinë e tepruar dhe ligësinë si një element që ka shkatërruar skenarin e serialit. Tërbimi i fansave është edhe për evolucionin e Jaime, që pak episode më parë ishte protagonist me sjellje prekëse dhe heroike.
Për ata që e humbën, ja çfarë ndodhi në serinë e kaluar në GOT:
Mbrëmja e së dielës në HBO, ishte më e përgjakshmja ndonjëherë. Ishte episodi më brutal që mund t’ua kenë parë sytë… Personazhet e serialit më të ndjekur të të gjitha kohërave, Game of Thrones, u përfshinë në një betejë e cila rezultoi me shkatërrimin e qytetit mbretëror, apo Red Keep.
Daenerys nisi luftën kundër Cerceit, duke e marrë dhunshëm atë që ajo mendon se i takonte, Fronin e Hekurt, edhepse iu desh t’i digjte të gjallë të gjithë banorët e qytetit. Me mijëra njerëz humbën jetën…Me dragoin e saj, ajo i vu flakën të tërë qytetit, dhe vrau edhe disa nga figurat kyçe të serialit dhe personazhi i preferuar i shumëkujt, humbi jetën mbrëmë. Përfshirë Cercein dhe Jamie Lannister, vdiqën edhe Lord Varyes. Pavarësisht se qyteti dorëzohet, Daenerys vazhdon hakmarrjen e saj e zemëruar me të gjithë, përfshirë Jon Snoë, për të cilin mendon se e tradhtoi duke ua treguar të tjerëve identitetin e tij.
E etur për pushtet ajo nuk la askënd të shpëtojë, përveç sigurisht Aryas, Jon Snoë dhe Tyrion, të cilët janë mjeshtër të të mbeturit gjallë edhe në luftërat me dragonj