KreuBusull

Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare aktorja e njohur!

 

Aktorja dhe modelja kanadeze, Stefanie Sherk,  ka ndërrua jetë në mënyrë tragjike në moshën 37-vjeçare para disa ditësh.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, bashkëshorti i saj Demian Bichir, dha lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Stefanie.

“Të dashur miq, në emër të familjeve Sherk dhe Bichir Najera, me dhimbje të thellë njoftoj se më 20 prill të 2019-s, Stefanie Sherk, bashkëshortja ime e dashur dhe e përzemërt, u nda nga jeta në mënyrë paqësore.
Ishte një nga kohët më të trishta dhe të vështira të jetës sonë dhe nuk e dimë sesa kohë do të duhet që ta kalojmë dhimbjen. Prezenca e bukurisë dhe e talentit të Stefanie-s do të na mungojë shumë. Do ta mbajmë Stefanie-n në zemrën tonë gjithmonë”- ka shkruar ai në statusin e tij në Instagram.

Aktorja e ndjerë ka lindur në Niagara-On-Lake Kanada dhe ka luajtur një sërë rolesh gjatë karrierës së saj.

Stefanie është e njohur për  rolet në “Un Cuento de Circo” si dhe “A Love Song” ku ka aktruar së bashku me Eva Longoria.

Roli i saj më I spikatur ishte në serialin televiziv në vitin 2015, ku Sherk kishte rolin e një nënë të një fëmije të fiksuar pas teknologjisë.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF