Në një postim që shoqëronte dhe me disa foto nga qyteti i Gjirokastrës, një Zonjë e nderuar, tepër dashamirëse ndaj qytetit, thoshte se “nga çdo anë që ta shohësh, ai qytet të duket si një yll.
YLL! Ndoshta, duke e parë nga Libohova, si nga një ballkon përballë qytetit të gurtë, nga ku Zonja ka dhe prejardhjen, edhe mund të duket ashtu por, vendasit dhe ne adhuruesit, e vëmë nëpikëpyetje këtë dhe çdo epitet tjetër.
Për të mos u keqkuptuar pohoj se, të gjitha i shkojnë por, derimë sot, edhe në letërsinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave, për këte qytet, nuk kam hasur ndonjë epitet përmbyllës, se shterues, jo se jo, aq sa besoj që kjo është e pamundur.
Vendosja e shtëpive të para lart (Manalat, Dunavat), sa më pranëe ngjeshur shpatit të thepisur të Malit të Gjerë (Manalat i Parë, Dunavat i Parë) të duket si një përpjekje e dhimbshme dhe e sforcuar, për të ruajtur jetën e lindur mes gurëve, rrethuar nga gurët, mbështetur në gur: QYTET I GURTE! Edhe në ndonjë rast, që me ndrojtje e pasiguri, tentoi të rrëshqiste e të vendosejmë poshtë (Palorto, Varrosh, Hazmurat), duke dashur të arrinte në Luginën e Drinos, sa më pranë Rrugës Nacionale, nga dëshira, kërshëria a nevoja të komunikojë me botën, me Lindjen dhe Perëndimin, në udhëkryqin e të cilëve qe vendosur, papritur u ndje i pasigurt, i pa mbrojtur, i papërgatitur dhe nxitoi të tërhiqej përsëri lart, duke ngritur prita, ura, kalldrëmë, sokakë, mure të trashë shtëpish e rrethinash, që të mund të mbështetej, të mbahej, të rrënjoste sa më pranë e sa më ngushtë me Malin dhe Kalanë, nga ku mund të orientohej e mbikqyrte horizontet rrethues.
Shumë herë në intervistat dhe përshtypjet e shprehura, e kampërcaktuar këtë qytet si “MAGJI”! Sepse kurdoherë më është dukur, sa i vërtetë, aq dhe përrallë, sa i përceptueshëm, aq dheireal, sa i ndriçuar, aq dhe i errët. E njeh, e shëtit, e shkel, dhe kur kthej kokën pas, siç ndodh çdo herë me gjithçka të tërheq e trondit, habitesh. Të duket i panjohur. Në një tjetër këndoptik, me një tjetër ndriçim, në një tjetër stinë, zbulon një tjetër fytyrë!
Gjatë xhirimeve a turneve, kam vizituar çdo qytet të Shqipërisë dhe disa qytete të vjetër në Europë por, një MUZE aq të gjallë, aq mikpritës dhe ndërkohë aq kërcënues, një qytet aq DRAMATIK, nuk kam hasur akoma!
Gjirokastrën mund ta urresh akoma dhe pa e njohur, mund të mos e imagjinosh kurrë jetën në të, por nëse fati, nevoja a kershëria, të bën të vendosësh, qoftë dhe për pak kohë atje, të përpiu. Nuk je më, as ai që ishe, as dhe banor a qytetar i zakonshëm i tij. Duke lëvizur në atë dekor ireal e të jashtëzakonshëm, në ata sokakë e kalldrëmë që të imponojnë një plastikë e qëndrim të pazakontë, duke dëgjuar e kuptuar dialektin dhe humorin e tyre të hollë, që siç shprehen rëndom me dashamirësi “jo gjithmonë e kanë me të ngopur”, fare pa e ndjerë e kuptuar, do ndjesh që je transformuar edhe ti, je kthyer në një PERSONAZH i gjithë kësaj vorbulle asimiluese që zhvillohet në një dekor dhe mizanskenë të pazakontë e mesnjerëzish krejtëisht të veçantë. Dhe këtë vulë, jo vetëm që nuk do të duash, por as nuk do të mund t’a shlyesh dot kurrë!
*Aktori e ka publikuar këtë artikull në profilin e tij në Facebook



















