KreuBusull

Lot në studion e “Dua të të bëj të lumtur”! Djali dhe nëna takohen për herë të parë pas 41 vitesh!

Mentaliteti ndan nënën nga djali, duke e detyruar të renë e 41 viteve më parë të çojë fëmijën e porsalindur në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës!

Historia e Esmeraldit kishte nisur para 41-vitesh në qyetetin e Lezhës. Mamaja e tij kur kishte qenë e re ishte dashuruar me një djalë të një besimi tjetër fetar. Për këtë arsye ata nuk kishin mundur që të martoheshin por në jetë kishte ardhur, Esmeraldi. E detyruar nga rrethanat dhe nga mentaliteti i njerëzve, zonja Lula e kishte dërguar atë në jetimore.


Esmelardi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të kërkuar nënën e tij dhe t’u takuar me të pas 41 vitesh. Zonja Lula e kishte pranuar ftesën dhe kishte ardhur nga Selaniku për të parë se kush e kishte ftuar. Gjatë bisedës që u zhvillua në studio, ajo rrëfeu se kishte qenë e detyruar që ta dërgonte Esmeraldin në jetimore pasi kishte qenë nën presion nga mentaliteti i asaj kohe dhe se nuk mund ta rriste dot e vetme.


Zonja Lula tregoi që ishte penduar shumë për veprimin që kishte bërë dhe se e kishte kërkuar atë disa herë. “Fëmija është gjëja më e shtrenjtë në botë, pasi është gjaku yt. Të kërkoj falje për çdo gjë, nuk do të të kisha lënë kurrë!”,- ishin fjalët e zonjës Lule teksa takonte për herë të parë djalin e saj.

Burimi: Top Channel

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF