KreuBusull

Një tjetër tërmet godet Jugun e Shqipërisë!

Pas tërmetit të djeshëm që tronditi kryesisht zonën jugore bregdetare të vendit, Instituti i Gjeofizikës ka njoftuar për një tërmet tjetër gjatë orëve të fundit.

Sipas IGJEUM, lëkundja e radhës është regjistruar me epiqendër 4 km Borsh.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 dhe ka qenë në një thellësi 19 km.

Ndërkohë që tërmeti i djeshëm ishte shumë i fortë duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te njerëzit, shkruan InTv

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç, ku 4 prej banesave kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë.

Burimi: Intv

Tags:

Home Busull