Si fillim ishin emrat e frymëzuar nga natyra dhe lulet, më pas emrat e frymëzuar nga familja mbretërore dhe më pas emrat e frymëzuar nga vendet që prindërit i adhurojnë.
Trendi më i fundit i emrave të bebeve është nfoshta më i pazakonti. Vajzave po u vendosin emra djemsh. Një trend ky fillimisht i ndjekur nga Jessica Simpson, Blake Lively dhe Ryan Reynolds dhe Ashton Kutcher dhe Mila Kunis.
Website-i ‘Stay at home mum’ tregon se cilët janë disa nga emrat më popullorë të bebeve si ato që vijnë nga vipat si Emerson i Teri Hatcher, James i Blake Lively dhe Maxwell i Jessica Simpson.
Nga raportimet tregohet se prindërit të cilët përdorin emra mashkullorë e bëjnë këtë pasi emri i familjes së tyre është një emër që ata duan ta nderojnë ndërsa të tjerë thonë se nuk u pëlqejnë emrat tipikë të vajzave.
Emra të tjerë popullorë mashkullorë por që përdoren për vajza janë Aidan, August, Aubrey, Blake, Brett, Cameron, Drew, Eddie, Glen, Harley.
Burimi/Dailymail



















