Rreth 300 fëmijë mbetën viktima të diktaturës komuniste në Kampin e Internimit në Tepelenë. Atyre ju mohua edhe guri i varrit, e kjo nuk ndodh në asnjë traditë, në asnjë vend të botës. Në kujtim të këtyre fëmijëve, e shpirtrave të tyre do të ngrihet një memorial për t’i nderuar. Memo dhe kujto.al organizojnë: Përshpirtje ndër varret e mohuara.
Këtë të premtë më 2 Nëntor ora 14:00 kushdo që ka dëshirë të marrë pjesë në këtë përshpirtje mundet duke u njohur edhe me programin si më poshtë.
Merrni një qiri me vete!



















