KreuBusull

Kjo kompani u’a bën punën më të lehtë duke ju çliruar nga sendet e ishit tuaj!

Ndarja ta shpif. Edhe për personat të cilët janë më të pjekur dhe vendosin që të ndahen nga një person I dashur për ta është shumë e vështirë. Më pas vjen fshirja e instagramit, fotoja e sfondit të telefonit dhe ‘zhdukja’ e gjërave të tij. Këmisha e tij gjendet rastësisht në sirtarin tuaj? Televizori ekstra që vendosi të mbante në shtëpinë tuaj? Përveç këtyre mund të ketë edhe shumë sende të tjera që ju kujtojnë lidhjen që tashmë nuk ekziston më dhe që ju nuk I doni nëpër këmbë. Për këtë ju ndihmon ExBox.

Një shërbim I ri nga MakeSpace, ExBox ju lejon që të punësoni dikë që të vijë për të marrë çdo gjë që ju kujton ish të dashurin/ën dhe i ruan në një magazinë.  Amory Wooden, zëvendës presidentja e këtij Brandi tha për ELLE.com, “Ne donim të mendonim një mënyrë se si ta bënim këtë periudhë të viti më emocionuese dhe të bënim njerëzit të ndiheshin më energjikë. Mendimi ynë ishte ti bëjmë njerëzit gati për këtë sezon.” Duke qenë se MySpace punonte tashmë për të organizuar njerëzit kjo kompani dukej si një shtesë natyrale. Koncepti u frymëzua nga disa konsumatorë të mëparshëm të MySpace. Wooden përmend një grua e cila ruante në një magazinë sendet e ish të dashurit të saj- sende që ndoshta nuk I doni nëpër këmbë por edhe që nuk doni ti hidhni.

Falë ExBox ju mund të bëni të mundur që gjërat e ish të dashurit tuaj të merren brenda 24 orëve dhe të ruhen në një magazinë. Përsa I përket pagesës kërkohet një paradhënie tre mujore për depozitimin e fillimit dhe më pas mund të rregjistroheni në një plan mujor ose vjetor por edhe mund ti tërhiqni gjërat kur të dëshironi ju.

Burimi/ELLE.com

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF