KreuBusull

Moti këtë dhjetor paska surpriza!

Hymë në muajin e parë të dimrit, por duket se këtë dhjetor vetëm dimër nuk do të ketë. Sipas “Meteoalb” temperaturat gjatë gjithë muajit do të jenë shumë më të larta se normalja.

Ditët e para të dhjetorit do të jenë të thata pa reshje shiu, më pas nga mesi i muajit do të ketë reshje shiu, por që do të zgjasin vetëm 3-4 ditë. Ndërsa reshjet e borës nuk përjashtohen në zonat malore të vendit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 gradë, kuptueshëm jashtë normales stinën e dimrit.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF