KreuBusull

Kënga Magjike sjell për herë të parë në Shqipëri risinë teknologjike

Këtë vit spektakli “Kënga Magjike” feston ditëlindjen e 20-të. Si për të kremtuar këtë vit jubile duket se është menduar që Shqipëria të përjetojë për herë të parë një risi teknologjike që do të aplikohet livestream në VR (virtual reality). Në faqen zyrtare në instagram të “Kënga Magjike” shkruhet se shikuesit mund të përjetojnë emocionet e skenës edhe nga shtëpia nëpërmjet realitetit virtual.

Pra netët finale që do të mbahen në datat 5, 6 dhe 8 dhjetor mjafton të klikoni në këngamagjike.com apo tvklan.al dhe do të keni mundësi që nëpërmjet këtij opsioni të jeni ju ‘regjisori’ nga divani i shtëpisë suaj, duke e drejtaur kamerën aty ku ju doni me një lëvizje prej 360 gradë.

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF