KreuBusull

Miss Amerika tall Miss Vietnamin pasi nuk dinte të fliste anglisht!

Miss Amerika Sarah Rose Summers shfaqet në një video online ku tall konkurrentet e tjera të Miss Universit të cilat nuk flasin Anglisht. Sipas E! Summers bashkë me Miss Kolumbinë Valeria Morales dhe Miss Australinë Francesca Hung gjatë një videoje live në instagram tallën në veçanti Miss Kamboxhian Rern Sinat dhe Miss Vietnamin H’Hen Nie të cilat nuk mund të flisnin rrjedhshëm Anglisht.

“Çfarë mendoni për Miss Vietnamin Nie?” Pyet Summers në video. “Ajo është shumë e bukur dhe pretendon se di Anglisht dhe më pas pasi I bën një pyetje pas një bisede të gjatë ajo nuk di të përgjigjet,” thotë ajo duke qeshur. Më vonë në video Summer flet për Sinat duke thënë: “Miss Kamboxhia është këtu por nuk di fare anglisht dhe akush tjetër nuk mund të flasë gjuhën e saj.” Ky filmim u bë viral ku shumë njerëz shprehën zgënjimin e tyre në mediat sociale. Disa theksuan se ky kompeticion është ndërkombëtar ndërsa të tjerë e akuzuan Summers për ksenofobi.

 

 

How did this even happened, why ?? @valeriamoralesd @sarahrosesummers @francesca.hung @missuniverse #missuniverse #missusa #misscolombia #missaustralia

A post shared by Certified Queen? #GSBA (@grandslambeautyalliance) on

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF