Majlinda Bregu, tashmë nga posti i ri i Sekretares së Përgjithshme të Keshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka përcjellë një mesazh në rrjetet e saj sociale, twitter, FB dhe Instagram. Gjithkush mund ta lexojë qartë çdo fjalë të shkruar prej saj por foto që ka zgjedhur flet më shumë se ato fjalë.
E veshur me të zeza e buzët flakë te kuqe, Bregu mesa duket ka dashur të luajë me ngjyrat e flamurit. Pozicioni që mban i kërkon të jetë e ekuilibruar por ama krenarinë që është shqiptare, si e para shqiptare madje në një pozicion të tillë Bregu ka zgjedhur ta shprehë kështu thjesht, përmes fotos. Ja çfarë shkruan më gjatë ajo në mesazhin e saj:
“Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, kemi një interes të përbashkët!” Jean Monnet ishte i bindur se “kombet europiane duhej të bashkohen për të mbijetuar”. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor.
Bashkëpunimi është kryefjala.
Jam e bindur që ritmi i zhvillimit rajonal do të ndikojë në ritmin e integrimit tonë europian, për mua është një privilegj shumë i madh që do të drejtoj KBR (RÇ), po aq sa është një sfidë të cilën bashkë me përkushtimin e stafit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shpresoj ta përballoj faqebardhë”!



















