Piyal Martell nga Kalifornia ka lindur me një mutacion të rrallë gjenetik, duke patur të zhvilluar vetëm pjesën e sipërme të trupit. Përgjatë gjithë jetës ajo ka luftuar me paragjykimet dhe ‘luftën’ për të gjetur dashurinë e vërtetë.
Por duket se më në fund jeta i ka buzëqeshur 27-vjeçares, pasi ajo ka gjetur dashurinë dhe po jeton një romancë të bukur me partnerin Andrew.
Piyah ka përdorur një skateboard dhe duart e saj për të lëvizur, ndërsa eksperienca e ka bërë atë të duket një veprim tejet normal.
Aktualisht ka treguar se është shumë e lumtur në krah të partnerit të saj dhe pavarësisht paragjykimeve që çifti has çdo ditë, ata kanë një jetë të lumtur seksuale. Ndonëse 27-vjeçarja ka lindur mashkull, ajo është ndjerë gjithmonë femër dhe shumë shpejt do t’i nënshtrohet operacionit për t’u kthyer në grua.
“Babai im nuk ka qenë shumë i lumtur për vendimin tim, atij ju deshën vite derisa ta pranonte këtë fakt dhe deri vonë më ka thërritur me emrin tim të vjetër. Ai nuk donte që djali i tij të ishte grua”; ka treguar Piyah.
Më tej ajo ka rrëfyer vështirësitë dhe bullizmin që ka përjetuar përgjatë gjithë jetës, ndërsa e ka patur shumë të vështirë për të gjetur dashurinë e vërtetë, deri 6 vite më parë kur njohu Andrew.
“Si të gjithë çiftet e tjera ne grindemi, argumentojmë por në fund gjithmonë arrijmë një marrëveshje që lidhja të funksionojë”.



















