Ndërron jetë efektivi tjetër shqiptar, i cili mbeti i plagosur disa ditë më parë në Letoni.
Major Klodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.
Major Tanushi u largua duke lënë pas tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Ministrja Olta Xhaçka i ka shprehur ngushëllime familjarëve të ushtarakut, i cili për fat të keq nuk fitoi do betejën me jetën.
Ky lajm i trishtë erdhi në të njëjtën ditë, kur edhe ushtarakja Zarife Hasanaj u përcoll për në banesën e fundit si dëshmore e atdheut, pasi humbi jetën në kampin “Adazi” katër ditë më parë si pasojë e shpërthimit të një mine.



















