Çifti i bukur i showbiz-it shqiptar Klea Huta dhe Elgit Doda prej më shumë se dy vitesh po shijojnë romancën e tyre, tashmë prej muajsh, të bërë publike nga vetë ata.
Dyshja e partnerëve prej disa kohësh kanë nisur bashkëjetesën, e duket se ka gjasa që Klea dhe Elgiti duan ta çojnë në një tjetër stad marrëdhënien e tyre; të bëhen prindër!
Të paktën kështu na ka lënë të kuptojmë kantautori në intervistën e fundit të dhënë për programin Prive, ku pyetjes nëse do të bëhet baba, Elgidi ju përgjigj me “i kam filluar planet”!
Epo, plane të mbara dhe ne bashkë me çiftin mirëpresim bebushin Doda!