KreuCelebrity

Muza e re e Tarantinos është vajza e një aktoreje shumë të famshme!

Filmi i fundit i Quentin Tarantinos, ”Once upon a time in Hollywood”, pati premierën në festivalin e Kanës, dhe në mesin e yjeve që interpretonin aty, ra në sy dhe e mrekullueshmja Margaret Qualley.

Aktorja e re, që luan në krah të emrave të njohur si Leonardo DiCaprio, Brad Pitt Margot Robbie, Al Pacino, Dakota Fanning, I ndjeri Luke Perry, Lena Dunham, Kurt Russell, Michael Madsen apo Tim Roth, është ajo që interpreton Kitty Kat. 24 vjecarja thuhet të jetë muza e re e Tarantinos. Margaret është vajza e një aktoreje të njohur e mjaft të dashur për publikun, Andie MacDowell.

Kur ishte 16 vjec ajo debutoi si modele, dhe dy vjet më vonë iu bashkua serialit të HBO-së, The Leftovers.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF