KreuCelebrity

Brenda dasmës së Eva Grimaldit dhe partneres së saj Imma!

Ato i thanë Po njëra tjetrës e tashmë janë të lidhura përjetësisht para Zotit e dëshmitarëve të ftuar në dasmën e organizuar dy ditë më parë.

Eva Grimaldi dhe tashmë bashkëshortja e saj Imma Bataglia pas disa vitesh romancë kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni të bukur të organizuar në natyrë.

Eva kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë në ngjyrë të ëmbël rozë, ndërsa Imma kishte veshur një kostum xhaketë e pantallona në ngjyrë blu. Çifti bënë premetimet për dashuri dhe besnikëri të përjetshme, ndërsa mes të ftuarve kishte edhe emra të njohur të shoëbiz-it italian si; Bianca Atzei, Vladimir Luxuria, Elenoire Casalegno, Nancy Brilli.

Dëshmitari kryesor i dasmës ishte ish-partneri i Grimaldit, Gabriel Garko.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF