KreuCelebrity

Aurela Gace vendosi të tërhiqet nga kompeticionet, habit me arsyen!

Dihet që pyetjet  e tyre janë shumë të dretpërdrejta, ndaj dhe përgjigjet janë shpeshherë mjaft të sinqerta në “Kurthin e Piter Panit“. Ishte radha e Aurela Gaces të përballej me pyetjet e vogëlushëve kureshtarë. Ata deshën të dinin nëse ka vendosur të mos marrë më pjesë në festivale, meqenëse i fiton gjithmonë ato!

Jo gjithmonë. Më ka dalë nami se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit”, – u përgjigj Aurela. Këngëtarja sqaroi se nuk do ta lërë për asnjë moment muzikën, por thjesht nuk dëshiron më të garojë, i ka kapërcyer tashme sfidat e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF