KreuCelebrity

C`i paska ndodhur Ciljetës pasi doli me shami koke!

Përpara disa ditesh, Ciljeta Xhilaga publikoi një video ku shfaqej me kokën të mbuluar me shami, dhe reagimet në media qenë të menjëhershme. Por vala e tyre paska vazhduar, sic rrëfeu 34 vjecarja tek “Ftesë në 5“ me Bieta Sulon.

“ Ma canë njerëzit telefonin pasi nxorra këtë video“- u shpreh ajo, “ aq sa thashë – c`deshe moj goce, ishe mirë“! Por sic tregoi më tej, ajo prej vitesh beson në fenë myslimane dhe ka agjëruar disa herë. Kjo thjesht ishte hera e parë që e tregonte aq hapur. “Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, tregoi këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF