Majlinda Bregu bëri 45 vjec të djelën (edhe pse nuk duket), dhe ky ishte një përvjetor, ndaj sic e donte rasti, u mbajt goxha festë. Familjarë e miq të ngushtë kanë kremtuar bashkë me politikane e njohur ditën e vecantë të saj. Urimet buruan nga të gjitha anët, por ai i së bijës, Kejdës, ishte padyshim ai qe binte me shume ne sy . Ajo ka ndarë në rrjetet sociale dy foto mjaft të bukura e të ngrohta me të ëmën.
“ Gëzuar ditëlindjen mami, të dua përgjithmonë“, ka shkruar vajza bukuroshe e politikanes. Por fantastik ishte dhe urimi që Majlinda i bëri vetes:
“ Me të qeshura dhe qetësi, rrudhat e vjetra le të vijnë“, ka shkruar ajo!