KreuCelebrity

Është nënë e një djali 22-vjeçar, këngërarja shqiptare së shpejti drejt altarit!

Ajo jeton prej më shumë se 20 vitesh në Gjermani, por duke patur një pasion të madh për muzikën, e ka bërë Alida Dukën të bëjë orëvajtje herë pas herë nga Gjermania në Shqipëri dhe anasjelltas.

Tejet e kënaqur nga karriera e saj muzikore, duket se këngëtarja po shijon po ashtu një periudhë të bukur sa i përket anës sentimentale. E ftuar në programin “Why Not”, artistja ka rrëfyer se ka rigjetur dashurinë dhe shumë shpejt do të shkojë drejt altarit me burrin që i ka vjedhur zemrën, i cili është pikërisht menaxheri i saj francez.

“Është hera e parë që e gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është përkrah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë ‘hallelujah’ kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë”; tregoi këngëtarja në programin e Roza Latit.

Alida është nënë e një djali 22-vjeçar, e cila e ka nga martesa  e saj e parë.

Kujtojmë që artistja është motra e këngëtarit Stine.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF