Fubollisti Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram, lajmin e ëmbël se shumë shpejt ata do të bëhen prindër.
Nëpërmjet një foto ku duket barku i rrumbullakosur i Leonitës, çifti simpatik kanë bërë publik shtatzëninë, të cilën deri në këto momente kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë.
“Mami dhe babi po të presin”; ka shkruar Xhaka nën foto, ndërsa qindra urime kanë vijuar nga fansa dhe dashamirës të çiftit.
Dyshja u martua në korrik të 2017, në një ceremony tejet private në Prishtinë.