Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun, e si e tillë kureshtja për të ditur sa më shumë rreth saj, edhe në private është përherë e madhe.
Si rrallëherë më parë, ose më saktë për herë të parë këngëtarja e “Sekreti im” ka publikuar foto të të atit.
Një foto familjare, ku Xhensila ndodhej në barkun e mamit, babi, gjyshja dhe gjyshi dalë në qendër të Tiranës, bukuroshja e këngës ka shkruar:
“Nuk po më priste vetëm mami, babi, gjyshi e gjyshja, por Bes Kallaku”
Me mamin Myrtezaj ka publikuar edhe herë të tjera foto, por sa i përket të atit kjo është foto e parë e bërë publike.