KreuStil Jetese

Dedikuar fëmijëve/ BordoKids për herë të parë!

Nga Ilda Lumani

Miq të BORDO, lexuesit tanë besnikë, ata që ju urojnë “Mirëseardhjen” në këtë numër të BORDO janë fytyrat e ëmbla të fëmijëve! Dhe jo pa qëllim!


Një nga synimet e mia këtë fillim vit ishte pikërisht t’ju dedikoja në Bordo një hapësirë fëmijëve! Ndaj jam shumë e lumtur që sot në këtë numër të 24-t të BORDO, njëherazi në këtë prag 1 Qershori të prezantojmë BORDOKids!

Është një suplement me plot 50 faqe, ku protagonistë janë rreth 30 fëmijë, këtë herë në rolin e modelëve, në ambientet e festës për t’i paraprirë sezonit të verës.

Personazhe të njohur na u bashkuan në këtë temë për të rrëfyer prindërimin e tyre; Blendi Fevziu, Anila Çela e Diola Dosti… Arkitektja Junilda Karanxha, na dha disa ide sesi të arredojmë dhomën e fëmijëve, ndërsa psikologia Fleura Shkëmbi na ka ardhur me një letër dedikuar atyre! Çfarë duhet të lexojnë fëmijët patjetër në jetën e tyre?! Titujt e disa librave nga letërsia botërore janë sugjerimet tona!


BordoKids, ndoshta mund të ishte bërë edhe më mirë, por ne jemi të kënaqur, që kemi hedhur një hap në drejtim të fëmijëve dhe shpresojmë se do të përsosemi në të ardhmen!
Ajo që më gëzon dhe dua t’i falenderoj me këtë rast, në këto rreshta të mi janë mbështetësit e BORDOKids, ata të cilët jo vetëm e mirëpritën, por e kanë mbështetur me mjaft dashuri këtë projekt; Spitali Hygeia, Fashion Group Albania, këndi i fëmijëve Wiki në QTU, L’Avenir Children Boutique, Lillypop Concept Store, Pastelitos Cake Boutique, Vip Event Organiser Albania! Faleminderit!

Por, mbi gjithçka dua të falenderoj mbi 500 fëmijët, që u bënë pjesë e konkursit tonë në instagramin zyrtar të Revista_Bordo.
Pjesëmarrja e tyre në një hark kohor 5 ditor ishte mbresëlënëse! Të gjithë fëmijët janë të bukur! Të gjithë fëmijët meritojnë vëmendjen tonë! Këtë herë 30 fëmijë u bënë pjesë e BordoKids. Në vijim rradhën do ta kenë plot të tjerë! Faleminderit!

Uroj që këto faqe frymëzuese të jenë ogur i mirë në këtë prag vere për të gjithë shqiptarët! Festa e fëmijëve të jetë fillesa e një sezoni të ëmbël, të qetë, argëtues dhe çlodhës, për të gjithë ata që punojnë, impenjohen, lodhen dhe presin relaksin me padurim!
Verë të mbare miqtë e mi!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF